11:48 / E Premte, 07 Gusht 2020

Prishtina shkon të stërvitet në Istog, i dalin tre futbollistë pozitiv

FC Prishtina ka zhvilluar sërvitjen e sotme në Istog.

Skuadra e madhe kosovare ka marr mbrëmë rezultatin e testimeve nga IKSHPK ku i është kumtuar lajmi se shtatë anëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë, ndërsa tre nga ta janë futbollistë.

“FC Prishtina dje mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht varësisht shortit” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/