08:18 / E Premte, 25 Qershor 2021 / Blerim

Prishtina sot luan finalen e raundit preliminar në UEFA Champions League

Skuadra kosovare, FC Prishtina sot luan ndeshjen e rëndësishme në UEFA Champions League.

Kampioni i Superligës luan kundër Inter Escaldes nga Andorra në stadiumin shqiptar ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline

Në rast se Prishtina e fiton këtë ndeshje, atëherë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve do të luaj kundër ekipit nga Hungaria, Ferencvarosi TC.

Kujtojmë që te skuadra hungareze, luan futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni./IndeksOnline/