09:10 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtina sot luan kundër Shakhtarit

Prishtina nesër zhvillon miqësoren e fundit testuese në përgatitjet e Antalyas. Për kundërshtar do t’i ketë të rinjtë U21 të Shahktarit të Donjeckut nga Ukraina – skuadër kjo që vitin e kaluar kishte mposhtur bardhekaltrit 2-1.

Prishtina nuk ka mungesa – asnjë futbollistë nuk është i lënduar dhe do të jetë kjo prova gjenerale para ndeshjes për kupë pas një jave me Trepçën ‘89.

Ndeshja nis nga ora 17:30 të Turqisë apo 15:30 me orë të Kosovës.
Prishtina do të paraqitet me formacionin më të mirë. /Indeksonline/