18:59 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtina vazhdon pa humbje në Kosovë

Skuadra e Prishtinës që sot u paraqit në përballjen derbi të ditës ndaj Trepçës pa trajnerin Damir Mulaomerovic, pa Khalid Boukichoun, pa Dardan Berishën dhe pa Edmond Azemin ka arritur të shënojë fitore në fund të ndeshjes ndaj mitrovicasve.

Trepça është treguar arrë e fortë në Minatori sot, derisa ka mbyllur pjesën e parë në epërsi, 38-34.

Këtë epërsi Trepça e ka çuar deri në minutat e fundit të takimit, kur me luftë të madhe për çdo top basketbollistët mysafirë kanë arritur të dalin në epërsi dhe duke shfrytëzuar edhe gabimet e vendasve në sulm, kanë shënuar tore në fund, 83-88.

Më meritori në këtë tore të Prishtinës ka qenë reprezentuesi Mikaile Tmusic, që s’ka pushuar fare në këtë ndeshje, duke luajtur 40 minuta, shënuar 29 pikë (8/12 për tre pikë), 5 kërcime e 2 asistime.

Divine Myles ka shënuar 28 pikë tjera, ndërsa Rodney Bullock 11.

Te Trepça, Samir Zekiqi ka shënuar 26 pikë e 8 kërcime, ndërsa Imer Tahiri ka shtuar 15 pikë e Aaron Anderson 12 të tjera bashkë me 7 asistime.

Fitorja, vazhdon ta mbajë Prishtinën pa humbje këtë sezon në kompeticionet vendore, derisa Trepcës i vështirësohen gjasat për Top 4.