23:03 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Prishtina, vendi me ajrin më të ndotur në botë sonte

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sonte ka ajrin më të ndotur në botë.

Sipas aplikacionit “Air Visual”, Prishtina ka ndotjen e ajrit me indeks 222, transmeton Indeksonline.

Pas Prishtinës, vendi i dytë më i ndotur në botë është Kolkata me indeks 205. Pjesë e top 10-shes është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, që gjendet në vendin e 5-të./Indeksonline/