08:15 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / MSH

Prishtina zgjohet nën smog

Kryeqyteti është zgjuar sot nën smog.

Ditët e ftohta në Prishtinë karakterizohen me shfrytëzim të lëndëve djegëse nga shumë shtëpi.

Si burime potencialisht ndotëse janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, e kështu me radhë.

Sipas matësit të kualitetit të ajrit, IQAir, indeksi i ajrit në Prishtinë është 87.

Përqendrimi i PM2.5 në Prishtinë aktualisht është 5.9 herë më shumë se vlera e udhëzimit vjetor të cilësisë së ajrit të OBSH-së.

Më poshtë pamje: