75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Prishtina zyrtarizon Alban Dragushën si trajner të ri

Alban Dragusha është emëruar trajneri i ri i FC Prishtinës.

Trajneri 44-vjeçar vjen te “Plisat” pas një periudhe të suksesshme te skuadra e Ramiz Sadikut, të cilën e ka drejtuar që nga korriku i vitit 2023.

Nën udhëheqjen e tij, kjo skuadër u shndërrua në një nga befasitë më të këndshme të ligës së parë në këtë sezon.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita.

Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa vende si Ukraina, Azerbajxhani, Suedia, Shqipëria dhe Kosova.

“Klubi i uron trajnerit Dragusha mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës bardhekaltër” thuhet në njoftimin e ekipit.