20:34 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri (Foto)

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Klubi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se trajner i ri do të jetë ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Andin Rashica, transmeton IndeksOnline.

“Andin Rashica rikthehet në shtëpi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Rashica zë vendin e të larguarit, turkut – Ahmet Kandemir.

Ndeshja e parë e trajnerit të ri do të luhet këtë të shtunë nga ora 19:00, me Bashkimin në Palestrën Sportive Prishtinë./IndeksOnline/