08:47 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Një prishtinasi me mëngjes ia vjedhin 11 kompjuterë e 3 llaptopë

Një qytetar nga Prishtina ka raportuar se në mëngjesin e së hënës, persona të panjohur i kishin hyrë në lokalin e tij që ndodhet në rrugën “Rexhep Mala”, duke ia vjedhur kështu 11 kompjuterë, tre llaptopë, një ipad dhe një aparat fotografik, transmeton IndeksOnline.