Prishtinë, arrestohen pasi rrëmbyen një person
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se të njëjtit kishin rërmbyer viktimën dhe i kishin grabitur 2 mijë e 200 euro.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.
“Rr. “Mon Balaj”, Prishtinë 01.02.2018 – 15:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit të dyshohet për arsye të një borxhi të mëhershëm, kanë rrëmbyer viktimën mashkull K/shqiptar dhe ia kanë grabitur një shumë parash prej 2200 €. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia./Indeksonline/