11:06 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prishtinë/ Arrestohen pesë persona, sekuestrohen armë, kokainë, para…

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës  sipas raportit ka bërë të ditur se në rrugën “Shefqet Shkupi” ka arrestuar pesë të dyshuar shqiptar.

Sipas PK-së, pasi gjatë kontrollit në vetura dhe shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me tetë copër fishekë, 423.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, tri vetura dhe 3400 euro, transmeton Indeksonline.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/