14:15 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, blejnë sanduiça të mykur në një supermarket [Video]

Qytetarët çdo ditë e më shumë janë të shqetësuar për produktet të cilat i konsumojnë në Republikën e Kosovës.

Kështu, dy qytetarë të Prishtinës, konkretisht të lagjes Matiqan kanë hasur në ushqim të mykur, shkruan Indeksonline.

Sipas një video që është publikuar në rrjete sociale, personi në fjalë tregon se  bashkë me një të afërt janë furnizuar me ushqim në njërin prej supermarketeve në kryeqytet dhe më pas janë nisur  për një dasëm në Prizren.

Mirëpo, sipas videos, shihen disa  sanduiça të mykur, e që është vërtet shqetësuese. Ai thotë se për këtë ka ruajtur kuponin fiskal dhe  do t’i drejtohet më vonë edhe Inspeksionit.

Më poshtë ndiqeni videon: