10:51 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Prishtinë/ Gruja rrah burrin, Policia lëshon urdhër emergjent të mbrojtjes për viktimën

Në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00, viktima mashkull është ankuar në Polici se bashkëshortja e tij ka ushtruar dhunë fizike.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Për viktimën është lëshuar urdhër mbrojtje emergjent./Indeksonline/