09:48 / E Diele, 07 Mars 2021 / OSH

Prishtinë/ Hajnat me maska anti-Covid hynë me një banesë në Ulpianë, vjedhin para dhe dokumenta

Mbrëmë në Stacionin e Policisë në Prishtinë është raportuar një vjedhje në lagjen “Ulpiana”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy hajna kanë hyrë në një banesë me maska anti-Covid dhe kanë kërcënuar pronarin, transmeton Indeksonline.

“Ulpianë, Prishtinë 06.03.2021-20:13.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj me maska anti covid kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes duke e mbështetur viktimën për muri kanë arritur ti marrin para te gatshme dhe dokumente personale. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/