08:43 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Prishtinë, ja vjedhin kuletën me 400 euro dhe e rrahin!

 Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një grabitje, në Prishtinë.

Një shtetasi libanez i është grabitur kuleta me 400 euro, transmeton IndeksOnline.

Ai është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit.

“Rr. Dardania, Prishtinë 24.02.2021 – 22:00. Viktima mashkull shtetas libanez raporton se tre të dyshuar ia kishin marrë kuletën me 400 (katërqind) euro dhe njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i ka shkaktuar lëndim trupor. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë hasur (gjetur). Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia. e Kosovës.