20:06 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prishtinë: Motoçiklisti s’i ndalet policit, e rrëzon dhe ikën (Video)

Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një polic është gjendur në një situatë të vështirë, kur është munduar ta ndalë një motoçiklist, për shkak se nuk kishte respektuar vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve.

Ngasësi, të cilin ai ishte munduar ta ndalte, e ka shtypur më shumë pedalen e motoçikletës së tij, përderisa polici po e ndiqte, në përpjekje për ta frenuar.

Shpejtësia e motoçikletës ka bërë që ajo t’i shmanget policit, teksa ky i fundit është rrëzuar në rrugë.

Të befasuar kanë mbetur shumë kalimtarë, të cilët e kanë parë nga afër ngjarjen që ka ndodhur shumë pranë Stacionit kryesor të Policisë së Kosovës, në Prishtinë./T7/