11:23 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtinë – Në prezencë të Policisë, kërcënon një person për kabllo të rrymës

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë, një person është arrestuar, pasi i njëjti sipas Policisë së Kosovës, ka kërcënuar një person tjetër.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte kërcënuar viktimës për shkak të një kablloje të rrymës, e cila sipas tij kalonte në pronën e tij.

Raporti i plotë i Policisë:

Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 10.12.2019 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në prezencën e policëve dhe zyrtarëve të KEDS-it, kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar për shkak se një kabllo e rrymës duhej të kalonte përmes pronës së tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /IndeksOnline/