23:57 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtinë: Punëtorët e një kompanie detyrohen të punojnë edhe natën!

Në shumë raste të drejtat e punëtorëve shkelen në Kosovë.

Disa punëtorë të një kompanie detyrohen që edhe në orët e vona të natës të punojnë.

Një rast i tillë ndodhi edhe sonte në Prishtinë, saktësisht në lagjen Ulpiana. Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se si punëtorët e kompanisë kryejnë punën jashtë objektit, pavarësisht se është natë.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ata po rregullonin, por që një gjë e tillë nuk do duhej të ndodhte./Indeksonline/