09:13 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishtinë: Qytetari e merr rrjetën e tenisit, në shtëpi, mos t’ia zënë fushën

Në Tokbashqe, në kryeqytet duket se dikujt ia ka zënë rrugën rrjeta e tenisit në fushë.

Në një fotografi shihet se në këtë park rrjeta e tenisit është larguar nga vendi ku ishte e vendosur, shkruan IndeksOnline.

Një qytetar ka shkruar se dikush nga qytetarët po i merr mekanizmat e rrjetës së tenisit që të mos ia zë askush fushën.

“Tokbashqe-Prishtine

Dikush po i merr mekanizmat e rrjetës tenisit, që të mos ia zë askush fushën. Ai që e ka bërë sigurisht e sheh postimin. Marre duhet me t’ardh’ sepse edhe nese luan qe 5 vjet çdo ditë kjo nuk behet jotja”, ka thënë ai./IndeksOnline/