07:29 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, rrugët me borë por të kalueshme

Reshjet e shumta të borës kanë bërë që të krijohet më shumë vështirësi në qarkullim.

Megjithatë, rrugët në kryeqytet janë në gjendje të mirë.

Megjithëse të mbuluara me borë nga reshjet e mëdha të borës, ato janë lehtë të kalueshme e po ashtu po pastrohen gjatë tërë kohës, shkruan Indeksonline.

Me mëngjes janë parë edhe kamionët duke hequr borën, gjë që po bëjnë më të lehtë për vozitësit./Indeksonline/