23:25 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtinë/ Stacion i ri por me probleme të vjetra, shiu depërton brenda tij

Muajt e fundit në disa lagje të Prishtinës kanë filluar të ndërrohen stacionet apo pritoret për udhëtarë. Ata me ngjyrë të verdhë e me pamje të bukur i kanë shtuar hijeshinë Prishtinës.

Mirëpo në mot me shi, si këtyre ditëve të fundit, po vërehet një mangësi. Shiu që po pikon ka depërtuar brenda një stacioni të ri, të vendosur tek “Tre Sheshirat”.

Qytetarët kanë dërguar në adresë të IndeksOnline një video ku dëshmohet kjo: