09:55 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, tentohet të deponohen në bankë 300 euro të falsifikuara

Zyrtarja e një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull ka tentuar që të deponojë një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit nga banka 300 euro kanë rezultuar si të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar njësisë policore për hetime të mëtutjeshme.

Sheshi Xhorxh Bush, Prishtinë 15.11.2018-13:00. Zyrtarja e një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka tentuar që të deponojë një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit nga banka 3 x 100€ kanë rezultuar si të falsifikuara. Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar njësisë policore për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/