08:35 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishtinë, vozitësi e godet këmbësoren e mitur, dërgohet në emergjencë për tretman mjekësor

Dje në Prishtinë, saktësisht në rrugën UÇK, një person derisa ishte duke e vozitur veturën e tij, ka goditur një këmbësore të mitur.

Vozitësi mashkull kosovar me veturë të tij, nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur), shkruan Indeksonline.

Viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.