19:01 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Prishtinën e marrin në qaf portierët, Gjilani merr tri pikë të arta

Një ndeshje e bukur është zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit në mes të Gjilanit dhe Prishtinës.

Vendasit kanë fituar me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa raste të pastërta shënimi dhe gjithashtu përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, ku Prishtina e pësoi nga daljet e pa kontrolluara të portierëve.

Fillimisht Visar Bekaj doli nga zona dhe shkaktoi ndërhyrje ku edhe u ndëshkua me karton të kuq.

Nga gjuajtja e lirë për Gjilanin shënoi Veliu në minutën e 53-të të ndeshjes.

Progni dyfishoi rezultatin pas një gabimi të portierit të dytë që doli nga zona e tij.

Golin e vetëm për Prishtinën e shënoi Thaqi në minutën e 81-të nga penalltia.

Gjilani ngjitet në pozitën e tretë me 58 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e katërt me 57 pikë. /IndeksOnline/