21:04 / E Martë, 03 Tetor 2023 / mp

Prishtinës po i vijnë 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrik, Zogaj ndan detaje të fundit

Komuna e Prishtinës shumë shpejt do t’i ketë edhe 30 autobusë të rinjë.

Qytetarët e kryeqytetit do të përfitojnë në kohë dhe mundësi që të arrijnë në destinacionet e duhura.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë të ditur se tashmë Komuna ka nënshkruar kontratë dhe janë në procedura të prokurimit  dhe se në fillim të vitit të ardhshëm do të vijnë në Prishtinë.

Sipas tij, gjashtë prej autobusëve do të jenë elektrik.

“Komuna e Prishtinës e ka nënshkru një kontratë kredi me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim për blerejn e 30 autobusëve të rinjë. Andaj tash jemi në procedura të prokurimit dhe shpresojm që në pjesëne parë të vitit 2024 do ti kemi 30 autobus të rinjë të Komunëns së Prishtinës. 6 prej tyre do të jenë elektrikë , kurse 24 do të jenë diesel të nivelit më të naltë dhe të kohës së fundit”, Zogaj.

Ai në një intervistë për Indeksonline, ka treguar se 6 autobusët elektrikdo të përdoren   për pjesën qendrore tek unaza qendrore, kurse 24 të tjerë do të jenë diesel dhe do ti përdoren për linja në periferi të Prishtinës.

Ai ka thenë se në ato rrugë ku janë 4 korsi do të ketë korsi të veçantë për linat e autobusit. Po ashtu ai ka thënë se do të ketë edhe linja të veçanta.

Do të ketë linja të veçanta sidomos në ato lagje ku ka pas mungesa. Siç është për shembull Arbëria, një pjesë e lagjes Kodra e Trimave, Sofali, Kolovicë atje..

Do të ketë linja të veçanta sepse vjen flotë e re autobusëve.  Gjithashtu në këtë sektor do të jetë edhe sektori privat.

“Disa linja do ti marrin sektori privat por me kushte nga ana e Komunës, që autobusët të jenë modern me klimë edhe me siguri të lartë për qytetarët e Prishtinës”, tha Zogaj. /Indeksonline/

Për detaje intervista e plotë: