11:29 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pritet njoftimi nga KQZ për votat e ardhura me vonesë nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u shqyrtua kërkesa për të zgjidhur statusin e rreth 4 mijë pako me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora vetëm një ditë pas zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.

As për mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës.

Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti dhe tre anëtarë të tjerë kanë kërkuar mbledhje për këtë çështje, por kryeshefi Enis Halimi u tha se kërkesa e tyre u refuzua pasi nuk pati një shkresë zyrtare.

“Ne e kemi ditë që është një kërkesë por me email nuk mundesh të organizosh një mbledhje të jashtëzakonshme”, tha Halimi.

Replikë e Hamitit ishte se çdoherë kishin funksionuar përmes email-it.

Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar një njoftim nga Shërbimi i votuesve për këto dy çështje./Indeksonline/