14:31 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pritet publikimi i dokumentit që vërteton dashurinë mes gjyqtarëve që morën vendimin për Selimin

Tomë Gashi, avokati i ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, ka paralajmëruar se do publikohet një dokument që vërteton marrëdhëniet e dashurisë në mes të kryetarit të Trupit Gjykues Darius Selicki dhe Gjyqtares Ana Adamska Galant, të cilët bashkërisht morën vendimin për Selimin.

Ky paralajmërim i tij erdhi pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, ku thuhet se “nuk ka prova për marrëdhëniet e dashurisë në mes të gjyqtarëve”.

Sipas Gashit, ky është një aktgjykim i ri në tentativ për të krijuar konfuzion të qëllimshëm për mos respektimin e vendimieve të veta për lirimin e Sylejman Selimit, shkruan Indeksonline.

“Dita e 140

Gjykata Supreme e Kosoves ka nxjerr aktgjykim te ri ne tentative per te krijuar konfuzion te qellimshem per mos respektimin e vendimeve te veta per lirimin e Sylejman Selimit.

Gjykata Supreme e Kosoves e merr kete vendim me arsyetimin se “nuk ka prova per marredheniet e dashurie ne mes te gjyqtareve” por kinse mbrotja thirret ne thashetheme.

Ne ditet ne vijim do ti publikojm dokumentin qe verteton per marredhenie dashurie ne mes te Kryetarit te Trupit Gjykues Darius Selicki dhe Gjyqtares Ana Adamska Galant te cilet kan marr vendim te perbashket per denimin pa prova te Gjeneral Sylejman Selimit dhe te gjithe te tjereve ne rastin Drenica.

Per me teper ne kete dokument ka prova te shkruara se kryetari I Trupit Gjykues Darius Selicki I ka quajtur Ushtaret e UCK’s qe I ka gjykuar “shtaze”(animals) dhe Shqipetaret si krijesa nga “incesti” ( Albanians as “inbred”).

Me tej, ai ka deklaruar se nese I denoj te akuzuarit ( Gjeneral Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe 15 komandant dhe ushtare te tjere te UCK’s ) ai do te gjej pune gjithkun ne Bashkimin Evropian.

Dokumenti qe do te publikohet do te jete vetspjegues”, ka shkruar Gashi./Indeksonline/