10:27 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Pritet rritja e çmimit të veturave

Çmimet e makinave në tregun evropian pritet të kenë rritje. Kjo rritje pritet ta prek edhe tregun kosovar të makinave.

Për shkak të pandemisë, është vështirësuar blerja e automjeteve të përdorura në shtetet e përëndimit, gjë që po ndikon edhe në çmimin e tregut.

Rënia e financave tek evropianët ka ndikuar që të bie ndjeshëm dorëzimi i makinave të reja dhe porosia për makinat e reja, shkruan Indeksonline.

Një arsye që po ndikon në rritjen e çmimit të makinave është edhe numri i lartë i porosive për makinat elektrike e hibride.

Sa i përket kërkesës për blerjen e veturave, Gjermania vazhdon të jetë shteti më tregun më të kërkuar evropian.

Veturat më të kërkuara nga blerësit janë ato me më pak se 200 mijë kilometra të kaluara, ndërsa marka më e kërkuar është VW./Indeksonline/