10:11 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pritet të ndodhë, këtë vit, martesa më e famshme e vitit

Hailey dhe Justin Bieber janë tmerrësisht të dashuruar me njëri-tjetrin, pavarësisht faktit që e kanë shtyrë dasmën e tyre 3 herë. Por bëhuni gati, pasi këtë herë e kanë vendosur me të vërtetë.

Burime nga TMZ-ja tregojnë se çifti është gati të përgatitet për eventin dhe jo shumë larg, por në shtator. Ata kanë në plan një ceremoni të madhe me miq dhe familjen, e cila përkon dhe me njëvjetorin e ceremonisë së tyre në gjendje civile. Madje ata do i dërgojnë ftesat brenda kësaj jave dhe sipas burimeve, Justin është në gjendje shumë të mirë emocionale dhe kreative dhe është shumë i lumtur.

“Bie në dashuri me ty çdo ditë e më shumë. Ti je gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur ndonjëherë. Do isha i humbur pa ty.”- shkroi ai krahë një fotoje të Hailey.