08:52 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pritet vizita e parë e dy ministrave kosovarë, në Preshevë

Lugina e Preshevës është bërë agjendë e veçantë e dy qeverive shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë.

Lugina pritet të vizitohet edhe nga dy ministra të Qeverisë së Avdullah Hotit, përfshirë për herë të parë një kryediplomate nga Kosova.

Indeksonline mëson se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj kanë bërë kërkesë për vizitë.

Kjo pritet të jetë vizita e parë zyrtare që dy ministra të Ekzekutivit të Hotit shkojnë në Preshevë.

Ndryshe, lajmi i mirë është se Lugina e Preshevës tashmë kanë 3 deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Kosova ndan 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin