20:43 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pritja presidenciale, Thaçi e Osmani i relaksojnë pak raportet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka organizuar një pritje në orët e mbëmjes për nderë të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin liderët politikë, ambasadorë e fytyra të njohura.

Thaçi është parë përsëri duke shtrënguar duart me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Madje me këtë të fundit u ndalë që të ndërrojë dy-tri fjalë duke dhënë kështu sinjale se raportet e tyre po përmirësohen.

Ishte Osmani ajo që mori vëmendje para disa ditëve kur zhvendosi fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi, kur u fut në zyrën e kryeparlamentarit.

Osmani gjithashtu njihet për një qasje antagoniste ndaj presidentit të tanishëm, dhe kundërshtoi ashpër në kohën kur partia e saj e votoi atë për president.

Ndërsa në anën tjetër sot Kurti dhe Thaci shtrënguan duart për herë të parë para kamerave. Të dytë njihen si rivalë të mëdhenj politikë, dhe rivaliteti i tyre ekziston  që moti. Por javën e kaluar, Kurti si kryeministër ftoi Thaçi për takim, në mënyrë që të bashkërendojnë qëndrimet për politikën e jashtme.