09:25 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pritje të gjata, në Merdar

Mbi dy orë po presin mërgimtarët në pikëkalimin kufitar, në Merdare, për të dalë jashtë territorit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Të dhënat e fundit të Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare tregojnë se kolona në Merdar është 500 metra e gjatë.

Sipas këtij institucioni, pritjet në dalje janë deri në 150 minuta, ndërsa në hyrje 10 minuta.

Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë ku në këtë pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 40 minuta në dalje./Indeksonline/