14:46 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Pritje të gjata para ambasadës gjermane, qindra qytetarë bllokojnë rrugën (Foto)

Pritjet e gjata para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, tanimë janë bërë diçka normale për qytetarët.

Qindra aplikues për vizë edhe sot nga mëngjesi janë duke pritur para ambasadës. Një lexues i  Indeksonline ka dërguar foto nga rruga para ambasadës ku shihet një numër tejet i madh njerëzisht.

Ai thotë se janë më shumë se 400 persona që po presin nga mëngjesi në radhë.

Kujtojmë se radhë e gjatë si sot, para kësaj ambasade bëhet çdo ditë, derisa në disa raste ka intervenuar edhe policia. /Indeksonline/