Pritjet marrin fund/ Fillojnë punimet në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë, kjo është gjendja momentale e ”Ekrem Grajçevci”
Tash e disa vite skuadra e futbllot, KF Fushë Kosova nuk ka ku ti zhvilloj ndeshjet si vendas.
Edhe sezonin e fundit që ishin pjesë e Superligës, klubi zhvilloi ndeshjet si vendas në stadiume të tjera , kryesisht në qytetin e Lipjanit, shkruan IndeksOnline.
Gjatë muajit të këtij viti, edhe zyrtarisht kanë nisur punimet në stadiumin ”Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë.
Një memorandim bashkëpunimi mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Fushë Kosovës, ku në fazën fillestare pritet të investohen mbi 400 mijë euro.
Stadiumi i ri do ketë një kapacitet prej 3 mijë vetave dhe faza e parë pritet të përfundojë për 3 muaj,dhe i gjithë projekti deri në fund të vitit./IndeksOnline/