12:14 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pritjet në Merdarë, gjysmë ore në hyrje, tri orë në dalje

Numri i mërgimtarëve që po vijnë për pushime në Kosovë, po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Edhe këtë mesditë, në pikëkalimet kufitare janë krijuar pritje dhe kolona të gjata, transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin kufitar të Merdares pritjet për të hyrë në Kosovë janë gjysmë ore, kurse për të dal tri orë.

Derisa kolonat në hyrje janë 10-20 metra, por në dalje 1000 metra.

Në pikat tjera kufitare pritjet në hyrje janë deri në 15 minuta, kurse për të dal 70 minuta. /Indeksonline/

 

Temat: