23:42 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Prizren: Babai zë djalin duke konsumuar kokainë, e dërgon në polici

17 vjeçari A.Shoshaj është shoqëruar sonte në stacion policor bashkë me babain e tij, pasi posedonte një qese me sasi të dyshuar narkotike.

Indeksonline raporton se i mituri posedonte 0.46 gramë kokainë.

Nga ana e policisë në Prizren u intervistua së pari prindi i të dyshuarit, i cili thotë se zuri djalin e tij të mitur duke konsumuar substancën narkotike në dhomën e tij të gjumit.

Edhe i dyshuari është intervistuar nga ana e autoriteteve.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/