08:31 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Prizren: Gjendet pa shenja jete një person në një veturë të braktisur

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një veturë të braktisur është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Zojz të Prizrenit.

Sipas policisë, viktima i gjinisë mashkullore është gjetur i shtrirë përmbys afër derës së shoferit.

Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Zojz-Prizren  15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur  dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/