15:47 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prizren: Godet murin me veturë, lëndohen tre persona

​Një i mitur në Prizren derisa po voziste pa patentë shofer automjetin me targa vendore, shkakton aksident trafiku duke goditur murin e një shtëpie.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson vozitësi dhe dy pasagjer  meshkuj.

Vozitësi dhe njëri pasagjer pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar, kurse pasagjeri i dytë me lëndime të rënda trupore dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-ë.

I dyshuari me vendimin e Prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.