10:04 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Prizren, policia arreston personin që publikoi fotografi me armë në rrjetet sociale

Gjatë ditës së djeshme, njësitet policore kanë arrestuar një mashkull në qytetin e Prizrenit.

Arsyeja e arrestimit ishte se i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte publikuar fotografi me armë zjarri, M-48  gjysmë automatik,  në rrjetet sociale.

Pas arrestimit arma është konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Indeksonline/