75 Mall Live Search
12:01 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Prizren, vet-plagoset me armë zjarri

Një person është vet-plagosur me armë zjarri nga pakujdesia.

 Ngjarja ka ndodhur në Prizren, viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi që i njëjti nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma  e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin 24 të policisë./Indeksonline/