75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 04 Maj 2026 / F.R

Prizren: Voziti 178km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj

Një rasti i ngasjes së pakujdesshme është evidentuar këtë të hënë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, një i ri ka publikuar në rrjete sociale duke drejtuar automjetin 178 km/h në zonë 50 km/h.

Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij.

Ndaj tij janë marrë masat ligjore, të cilat sipas policisë janë:

-gjoba prej 500 euro masë mbrojtëse,

-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),

-5 pikë negative në patentë shofer.