09:17 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prizrenasi organizoi aheng në kohë pandemie, nisin hetimet për të

Tash e sa ditë është ndaluar tubimi i më shumë se 5 personave, kjo për shkak të pandemisë Covid-19. Por, një prizrenas nuk ka nguruar të organizojë një aheng familjar, që bie ndesh me vendimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me këtë është hapur rast.

Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së  RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

/Foto ilustrim/