17:54 / E Premte, 03 Shtator 2021 / OSH

Prizreni mposhtë Pejën, kalon në finale

KB Prizreni ka mposhtur Pejën në gjysëm-finale të Superkupës në basketboll me rezultat  96 – 85 , transmeton Indeksonline.

Prizreni dominoi gjatë gjithë ndeshjes duke qenë në epërsi dhe në fund kjo ju pagua, duke siguruar finalen.

Kb Prizreni takohet në finale me fituesin e ndeshjes Trepca – Kb Ylli, e cila luhet sonte me fillim nga ora 19:00.