22:55 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Prizreni nën vëzhgimin e kamerave, komuna nuk tregon çmimin e tenderit

Banorët dhe vizituesit e qytetit turistik në Kosovë tanimë duhet të kenë kujdes më të shtuar për sjelljet e tyre që do i bëjnë në publik.

Komuna e Prizrenit ditë më parë ka shpallur një tender për vendosjen e kamerave dhe mirëmbajtjen e tyre, shkruan IndeksOnline.

Por në faqen e prokurorimit Prizreni nuk ka vendosur asnjë të dhënë më shumë.

Kësisoj, nuk është vendosur as çmimi se sa do t’i kushtoj buxhetit të komunës vendosja e kamerave në gjithë qyetin./IndeksOnline/