17:40 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Prizreni, shërbimet administrative komunale do t’i ofrojë vetëm online

Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se ???̈?????? ?????????????? ???????? ???? ? ????? ?? ??̈ ??????? ????̈? ??̈ ??̈????̈ ??????????? (??????), duke i zëvendësuar shërbimet e ofruara deri më tani në Qendrën e Integruar me Një Ndalesë, nëpërmjet sporteleve dhe qasjes fizike me palë.

Ofrimi i shërbimeve online do të fillojë të zbatohet qysh nga data e nesërme, më 24.03.2020 (e martë), dhe do të zgjasë deri në një vendim tjetër që do të merret nga Drejtoria e Administratës.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë të dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, duhet të adresohen në formë elektronike (online) nëpërmjet e-mail adresës: administrata.kpz@rks-gov.net.

Drejtoria e Administratës ka krijuar një platformë të komunikimit të brendshëm, ku do të monitorohet çdo kërkesë e qytetarëve dhe sipas afateve ligjore do të kthehen përgjigjet duke u ofruar shërbimet e kërkuara.

?????? ? ????????? ??????? ??̈ ??????̈ ??̈ ?????? ???̈?????? ????????, por gjithnjë duke iu përmbajtur masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lusim qytetarët të kenë mirëkuptim gjatë kësaj kohe dhe t’i respektojnë maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke mbajtur distancën sociale, higjienën personale, si dhe duke qëndruar në shtëpi.