09:05 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Probleme mes pronarëve, Arsenali në shitje

Një pjesë e aksioneve të Arsenalit pritët të dalin në shitje shumë shpejt.

Miliarderi rus, Alisher Usmanov mendohet se ka nxjerrë në shitje pjesën e tij të aksioneve të skuadrës londineze.

Ai zotëron 30% të skuadrës dhe është aksioneri i dytë më i madh, shkruan indeksonline.

Megjithatë, aksionet e tij mund të blihen edhe nga aksionari tjetër, manjati sportiv nga Amerika, Stan Kroenke.

Kroenke mban 67% të Arsenalit, ndërsa aksionari i dytë më i madh është miliarderi rus Usmanov i cili zotëron 30% të aksioneve të Arsenalit. /IndeksOnline/