23:04 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Probleme në aeroportin e Prishtinës pas mjegullës, anulohet një fluturim

Foto ilustrim

Mjegulla jo vetëm që po shkakton probleme te ngasësit e veturave në Kosovë, ajo ka krijuar vështirësi në aeroportin e Prishtinës.

Tashmë për shkak të mjegullës është anuluar një fluturim drejt qytetit të Turqisë, Stamboll, shkruan Indeksonline.

Ky fluturim ishte planifikuar në ora 20:30, por është anuluar.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara në një prononcim për Indeksonline ka treguar se ka edhe vonesa të fluturimeve.

“Ka pas anulime, më shumë mundemi me u informu përmes faqes ndërsa vonesat janë shkak i mjegullës.”, tha Gara. /Indeksonline/