75 Mall Live Search
18:42 / E Premte, 14 Janar 2022 / MSH

Probleme në zemër për Alphonso Davies

Anësori i majtë i Bayern Munchen,Alphonso Davies, u infektua me Covid-19 më 5 janar, teksa do i duhet të presë për t’u rikthyer në fushë.

21-vjeçari ka kryer kontrollet mjekësore që kanë përcaktuar probleme në zemrën e tij.

Diçka e tillë u konfirmua edhe nga trajneri Julian Nagelsmann në konferencën për shtyp.

“Në rastin e Davies, gjatë testeve dhe kontrolleve që kemi kryer për çdo lojtar të infektuar me koronavirus, kemi gjeturshenja të miokarditit të lehtë. Ai është pezulluar nga seancatstërvitore deri në një njoftim tjetër, kështu që nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e radhës. Ai duhet të shërohet, patjetër që ka nevojë për kohë”, deklaroi trajneri i kampionëve të Gjermanisë, që nesër do të përballen me Koln në transfertë.

Covid-19 është shkaktar i zakonshëm i miokarditit, që është inflamacion i indit muskulor të zemrës.