23:30 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Probleme për Barcelonën, Raphinha lëndohet para ndeshjes së Championsit

Barcelona sonte ka mposhtur Sevillan me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të La Ligas.

Tre pikë skuadrës katalanase ja siguroi Sergio Ramos, i cili shënoi autogol në minutën e 76-të, shkruan IndeksOnline.

Përveç fitores, Barcelona ka marrë një goditje të madhe disa ditë para përballjes me Porton në Champions League.

Futbollisti brazlian, Raphinha ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Sevillas, ku u detyru të largohet nga fusha në minutën e 36-të.

Nuk dihet ende shkalla e lëndimit të brazilianit, i cili në orët e ardhshme do ti nënshtrohet testeve mjekësore.

Kujtojm që Barcelona ka të lënduar edhe dyshen Frenkie de Jong dhe Pedri./IndeksOnline/