18:26 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / Gj. Sh

Probleme për Modricin, ja sa do t’i mungoj Realit

Futbollisti i Real Madridit, Luca Modric, ka pësur disa probleme muskulore pas dy ndeshjeve që ka luajtur me Kroacinë në Ligën e Kombeve.

Si pasoj e kësaj lodhje muskulare, Modric do të mugoj për mbretërit për së paku 8-10 ditë, transmeton IndeksOnline.

Lajmi është bërë i ditur mesditën e kësaj të mërkure, pasi klubi njoftoi se kroati është stërvitur në palestër.

Analizat kanë konstatuar se ai vuan nga një mbingarkesë në ijë, e cila do ta detyrojë të ndalojë për rreth një javë. 

Modric pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen EL Clasico, kundër Barcelonës e cila zhvillohet me 16 tetor.

Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Osasuna (2 tetor), Shakhtar (dita 5) dhe Getafe (8), dhe pritet që të ketë disa minuta në vizitën e kthimit te ukrainasit (11) për të qenë në më të mirën./IndeksOnline/